Dark Mode Light Mode

Nga seanca e KK të Preshevës, ndërmeren një sër vendimesh me interes të qytetarëve

Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa mbledhjen e sotme e quan mjaftë konstruktive, ashtu edhe raportet e kryeshefave të shërbimeve përkatëse,  Tash e tutje administratën e komunës së Preshevës do ta udhëheqë Muhamed Abdullahu.

Arditë BEHLULI

Preshvë, 6 gusht

Advertisement

Është mbajtur seanca e VII e Këshillit Komunal të Komunës së Preshevës me 8 pika për rend të ditës. Shqyrtimet dhe miratimet e raporteve gjashtëmujore të punës të shërbimit për ekonomi dhe financa, shërbimit për punë të inspekcionit, shërbimit për veprimtari shoqërore dhe shërbimit për urbanizëm ishin katër pikat e para të cilat morën kohën më të madh të kësaj mbledhje. Të gjitha këto pika u shqyrtuan gjerësisht dhe në fund me disa propozime dhe vërejtje ato u votuan me të gjitha votat e anëtarëve të këshillit komunal. Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa mbledhjen e sotme e quan mjaftë konstruktive, ashtu edhe raportet e kryeshefave të shërbimeve përkatëse. Po në këtë seancë u zgjodhë edhe kryeshefi i administratës komunale, ndërsa u morë vendimi që të hapet konkursi për zv/kryeshef të administratës. Tash e tutje administratën e komunës së Preshevës do ta udhëheqë Muhamed Abdullahu. Ndërsa në fund u shqyrtuan edhe kërkesat e qytetarëve të komunës së Preshevës drejtuar këshillit komunal, ndërsa ato që kanë qenë të arsyeshme janë pranuar nga anëtarët e këshillit komunal, ndërsa ato që kanë qenë në mungesë të dëshmive janë refuzuar.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

7 − 1 =

Previous Post

PRESHEVË: Zjarret bashk me vapën i ngjajnë Saharës

Next Post

Serbia "vendi më i sigurt" po bëhet më i pasigurti, me azilkërkuesit shqiptarë në Zvicër

Advertisement