Dark Mode Light Mode

Zjarrfikëset greke në krizë

Gjysma e helikopterëve zjarrfikës nuk funksion

Kriza ka zhuritur jo vetëm ekonominë, por edhe pyjet greke. Gjysma e helikopterëve zjarrfikës nuk funksion për shkak të problemeve të mirëmbajtjes, për të cilët nuk është i mundur riparimi i tyre për arsye të mungesës së fondeve. Zëdhënësi i zjarrfikësve greke ka bërë me dije se pamundësia për të përdorur 11 nga 21 helikopterët po pengon përpjekjet për shuarjen e zjarreve të mëdha që kanë përfshirë pyjet grekë. Gjatë kësaj jave edhe qeveria kishte deklaruar se shkurtimet e mëdha në buxhet kanë prekur mundësitë e zjarrëfikësve dhe për këtë i ka kërkuar mbështetje entit të mbrojtjes civile europiane. Janë të paktën gjashtë fshatra të evakuara në jug të vendit dhe në Kretë ku është përqëndruar edhe pjesa më e madhe e 75 zjarreve aktualë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four × two =

Previous Post

Vetëm 3 vjeç, vret babanë me pistoletë

Next Post

Berisha uron besimtarët myslimanë për Ramazanin

Advertisement