Dark Mode Light Mode

Ujkani titullar te Palermo

Samir Ujkani fiton vendin e titullarit te Palermo ende pa nisur sezoni, duke mposhtur konkurrencën me Emiliano Vivianos.

Portieri shqiptar i cili për 3 vite radhazi mbrojti katërkëndorin e Novarës, nga Lega Pro deri në Serinë A, u rikthye ne Palermo pas këmbënguljes së drejtuesve të cilët paguan 2 milionë euro për gjysmën e kartonit të tij dhe qëllimi ishte i qartë: 23-vjecari do të luajë titullar sezonin e ardhshëm në Serinë A.

E siguron edhe Maurizio Zamparini, presidenti i sicilianëve, që konfirmon tratativat për shitjen e Vivianos, portierin nga Firence, që mbrojti portën e Palermos sezonin e kaluar:

Advertisement

“Për Vivianon kemi disa kërkesa. Portieri ynë titullar është Ujkani, kështu do t’ia gjejmë një skuadër. Ndoshta mund ta japin në formën e huazimit me të drejtën e blerjes ën fund të sezonit.”

Nga ana tjetër, portieri i kombëtares shqiptare me një letër të hapur përshendeti të gjithë bashkëpunëtorët e tij sidomos tifozët e Novarës për mbështetjen që i kanë dhënë në tre vjet karrierë me këtë skuadër. Ujkani premtoi se do ta mbyllte karrierën pikërisht te Novara, që i dha mundësinë të rritej si futbollist.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

15 − 8 =

Previous Post

Facebook mundëson ndryshimin e komenteve tuaja

Next Post

Spanjë-Francë në shifra

Advertisement