Nga kjo kujtojmë se zgjedhjet e tilla as nuk mund të prodhojnë vlera demokratike dhe të mirëfillta për një qeverisje të mirë e të qëndrueshme, sidomos për shqiptarët e Medvegjës, andaj kujtojmë se vetëm do të jetë edhe një kohë e humbur kot. E lëmë në ndërgjegjen e sejcilit ta vlerësoj se a ia vlenë që në Medvegjë më 24 qershor 2012 të votohet për çirilicën edhe për shqiptar, thuhet në komunikatën e UDSH-së në Medvegjë, nënshkruar nga kyretari saj Rexhep Abazi, transmeton agjencia infrmative kombëtare “Presheva Jonë”
KOMUNIKATË POLITIKE
Lajmërojmë anëtarët, simpatizantët, mbështetësit politik dhe opinionin e gjerë shqiptar se:
NË MEDVEGJË FITOJ ÇIRILICA MBI GJUHËN SHQIPE !!!
Ecuria e këtij proçesi:
- Tri herë zyrtarisht, e në vazhdimësi gjithëherë, lutëm partinë politike PVD për mundësinë e bashkëpunimit për zgjedhjet lokale të këtij viti për Medvegjë. Asnjë herë as nuk u përgjigjën as nuk treguan interesim për të biseduar së paku.
- Për zgjedhjet e 6 majit 2012, UDSH-ja vendosi me e mbështetë listën e PVD-së si listë shqiptare, pasi që nuk pati mirëkuptim për listë të përbashkët si zgjidhja më e mirë dhe më me interes për shqiptarët.
- Për zgjedhjet e 24 qershorit 2012, vendosëm të kemi listë të subjektit tanë pasi që morëm sygjërime nga anëtarët, simpatizerët dhe mbështetësit, të cilët thanë se nuk ka zgjedhje pa i pasur së paku dy gjëra nga të cilat përzgjidhet njëra. Vepruam kështu dhe e përgaditëm tërë materialin e duhur.
- Këtë e bëmë në mënyrën më zyrtare, më transparente dhe demokratike në organet kompetente të komunës së Medvegjës, për një kohë rekorde, për tri ditë dhe e dorëzuam dokumentacionin në kohën e caktuar shumë zyrtarisht në komisionin Zgjedhor të komunës, më 8 qershor 2012.
Më 9 qershor 2012 nga Komisioni zgjedhor morëm Konkluzionin nr. 013-346|2912-01-26, me të cilin sipas komisionit Lista ka ca parregullësi të cilat duhet mënjanuar në afat prej 48 orësh. Na ftojnë në Medvegjë për ta marrë këtë material dhe gojarisht kryetrja e Komisionit na thot se duhet e tërë procedura të përsëritet, sepse paskem shkruar në të gjitha dokumentet në gjuhën shqipe dhe në ate serbe me alfabet latin e jo me ate çirilicë. Pra nuk kërkuan korrigjim të ndonjë gabimi por përsëritje të tërë procesit, gjë të cilën ne nuk kishim mundësi ta bënim, pasi që popullata shqiptare fatkeqësisht gjendet e zhvendosur pjesa më madhe në Republikën e Kosovës, por nuk kishim as gadishmëri që ta fusim në përdorim çirilicën për shqiptarët.
- Bëjmë ankesë në konkluzion me pohimin se dokumentacioni është në rregull pasi që është i plotësuar edhe në gjuhën shqipe edhe në ate serbe me alfabet latin, duke pasur parasyshë se nuk është e rëndësiashme ajo se çfar alfabeti përdoret pasi që ajo nuk e ndryshon përmbajtjen.
- Ankesa Refuzohet me të njejtat arsye.
- Në ndërkohë komisioni në fjalë organizon hajkë ndaj subjektit tanë politik dhe me një presion të madh ( të cilin ata normal tani nuk guxojnë ta pranojnë) tek tre kandidat ia del të imponoj nënshkrimin për tërheqje të kandidaturës, gjë që shkakton zvoglimin e nr. të kandidatëve prej 14 në 11 dhe këtë ky komisioni fillon ta përdorë si argument për të refuzuar listën e UDSH-së.
- Bëjmë padinë në gjykatën Administrative në Beograd e cila pas shqyrtimit refuzohet, me arsye si në komision.
- Bëjmë padinë e dytë në vendimin e Komisionit nr. 013-346|2012-01-54 të datës 12 qershor 2012. Refuzohet nga Gjykata Administrative e Beogradit duke mbështetur vendimin e padrejtë të komisionit të Medvegjës.
Në ndërkohë i lajmëruam shum institucione vendore dhe ndërkombëtare. OSCE na kerkon tere materialin qe e disponojme dhe i eshte derguar ne menyre elektronike.
Për momentin lista e UDSH-së nuk shpallet andaj nuk na lejohet të marrim pjesë në votime. Kështu cungohet dhe atakohet demokracia për shqiptarët, nuk na lejohet të zgjedhim as të zgjidhemi, na mohohet e drejta elementare demokratike vetëm pse jemi shqiptar.
Por, kemi obligim që të shprehim falënderimet më vëllezërore ndaj popullit shqiptar i cili na përkrahu, na mbështeti guximshëm, burrërisht, pa hezitim dhe frikë vetëm që të ketë demokraci edhe për shqiptarë e edhe për Medvegjën. Fatkeqësisht kjo po pengohet nga organet e shtetit të Serbisë duke filluar nga Medvegja e Beogradi. Por, garantojmë popullin shqiptar se në mbrojtjen e të drejtave shqiptare në Medvegjë do të jemi të paluhatshëm, të pakompromis dhe të patolerueshëm, gjithmonë duke u bërë argat i denjë i këtij populli.
Duke pasur parasyshë tërë situatën dhe zhvillimet rreth zgjedhjeve të shpallura për 24 qershor 2012 në Medvegjë, përkatësisht vet shpalljen e tyre në mesnatë të 7 majit 2012, e deri tek shkeljet e rënda ligjore e demokratike nga komisioni i Medvegjës dhe mohimi i të drejtës së votës për shumicën e shqiptarëve në Medvegjë, vlerësojmë se këto zgjedhje nuk janë:
- 1. AS DEMOKRATIKE,
- 2. AS TË LIRA E
- 3. AS TË DREJTA
Nga kjo kujtojmë se zgjedhjet e tilla as nuk mund të prodhojnë vlera demokratike dhe të mirëfillta për një qeverisje të mirë e të qëndrueshme, sidomos për shqiptarët e Medvegjës, andaj kujtojmë se vetëm do të jetë edhe një kohë e humbur kot. E lëmë në ndërgjegjen e sejcilit ta vlerësoj se a ia vlenë që në Medvegjë më 24 qershor 2012 të votohet për çirilicën edhe për shqiptar.
Medvegjë, 21 qershor 2012 Unioni Demokratik Shqiptar-UDSH, Medvegjë,
Prof. Rexhep Abazi, kryetar,