Dark Mode Light Mode

Gomez: Nuk na intereson fakti që Holanda ka humbur sfidën e parë

Sulmuesi i Gjermanisë, Mario Gomez, i cili shënoi golin e fitores në ndeshjen e parë në Euro 2012 kundër Portugalisë është i vetëdijshëm se të mërkurën kombëtaren e tij e pret një detyrë shumë më e vështirë.
”Holandezët kanë një skuadër shumë të fortë, pa marrë parasysh se e humbën sfidën e parë. Ata krijuan shumë raste para portës daneze, por nuk shënuan. Në futboll shpesh kundërshtari ju ndëshkon për shpërdorim të rasteve. Kundër tyre do të kemi një detyrë të vështirë, por neve nuk na intereson aspak që ata kanë humbur në ndeshjen e parë. Synojmë fitoren edhe në këtë sfidë për ta siguruar kualifikimin në çerekfinale”, ka vënë në pah Gomez, për të shtuar: “Kemi ardhur në Evropian për ta fituar titullin, por të njëjtat synime i kanë edhe disa kombëtare tjera. Nuk mund të thoni paraprakisht se Spanja, Gjermania apo ndonjë skuadër tjetër do ta fitojë titullin. Ne do të punojmë maksimalisht për ta përmirësuar sa më shumë lojën tonë në ndeshjet e ardhshme dhe nëse e bëjmë këtë, atëherë gjasat për sukses do të jenë më të mëdha.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

5 × 1 =

Previous Post

Tuna provokon me menaxherin e saj

Next Post

Van der Vart: Te Gjermania mund të veçoj vetëm tre futbollistë

Advertisement