Dark Mode Light Mode

Sot “parakalimi” i Afërditës

Agimi i ditës së mërkurë do të jetë i ndryshëm nga i zakonshmi, pasi ndërsa drita e Diellit do të zbardhë, në qiell do të parakalojë një pikë e zezë.

Bëhet fjalë për një ngjarje të rrallë astronomike, që lidhet me parakalimin e Afërditës midis Diellit dhe Tokës.

Midis shtatë miliardë personave që jetojnë në planet, është e parashikueshme që vetëm ndonjë fatlum mund të shohë herën e ardhshme kur ky fenomen do të ndodhë, në vitin 2117 ose 105 vjet më vonë.

Advertisement

Parakalimi i Afërditës do të zgjasë gjashtë orë e 40 minuta dhe do të jetë i shikueshëm në të gjithë botën, përfshi edhe në Shqipëri.

Sipas parashikimeve të astronomëve, momenti më i mirë për të parë këtë fenomen në vendin tonë do të jetë ora 6.55 e mëngjesit.

Për herë të parë, një parakalim i Afërditës është dokumentuar në vitin 1761 dhe që prej atëherë, diçka e tillë përsëritet mesatarisht një herë në çdo shekull.

Afërdita është planeti i dytë në radhë nga Dielli, në sistemin tonë diellor dhe ai pasohet nga Toka.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

8 − one =

Previous Post

Ëndrrat erotike, ç’sheh një femër dhe ç’sheh një mashkull

Next Post

BG: Shemsi Nuhiu deklarohet i pafajshëm

Advertisement