Dark Mode Light Mode

EURO 2012, Anglia humbet Lampard

Federata Angleze e Futbollit (FA) ka njoftuar me anë të një komunikate për shtyp se Frank Lampard do të humbasë kampionatin europian të futbollit si pasojë e një dëmtimi që pësoi të mërkurën gjatë një seance stërvitore.

Gjithmonë sipas FA-së, Jordan Henderson i Liverpool do të jetë zëvendësuesi i mesfushorit të Chelsea në skuadrën përfaqësuese.

“Është një goditje e rëndë për ekipin duke marrë parasysh se na mungon edhe një tjetër mesfushor i rëndësishëm si Gareth Barry. Mjeku nuk na siguronte dot që Lampard mund të rekuperohej për ndeshjet e grupit kështu që u detyruam ta zëvendësonim me një tjetër mesfushor”, theksoi trajneri i Anglisë, Roy Hodgson.

Advertisement

“Më vjen shumë keq edhe për Lampard sepse ishte në formë shumë të mirë dhe i ka dhënë shumë kombëtares gjatë fazës kualifikuese për në EURO 2012 dhe është mëkat që nuk mund të jetë pjesë e turneut”, shtoi tekniku veteran anglez për 33-vjeçarin i cili u dëmtua në kofshë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

sixteen + eleven =

Previous Post

Apple lëshon udhëzues të sigurisë për iOS

Next Post

Thellohet skandali i basteve, i dyshuar Buffon

Advertisement