Apple ka lëshuar një udhëzues të hollësishëm për sigurinë e sistemit të vet operativ iOS, që paraqet një lëvizje të pashembullt për një ndërmarrje që njihet që nuk flet për hollësitë teknike të prodhimeve të veta, duke e lënë të vetmuar arkitekturën e sigurisë. Dokumenti flet për arkitekturën e sistemit, mundësitë për mbrojtjen e të dhënave dhe veçoritë e sigurisë së rrjetit në iOS, që një pjesë prej këtyre gjërave tashmë kanë qenë të njohura, por nuk janë diskutuar publikisht nga Apple.

Udhëzuesi për siguri në iOS, i lëshuar gjatë javës së kaluar, paraqet dokumentacionin e parë publik të Apple për arkitekturën e sigurisë dhe veçorive në iOS, sistem operativ ky i cili përdoret nga pajisjet iPhone, iPad dhe iPod Touch. Hulumtuesit e sigurisë kanë qenë duke bërë më të mirën e tyre për t’i bërë inxhinierët që ta ndryshojnë sistemin operativ dhe shumë gjëra që janë përfshirë në udhëzimin e ri nga Apple janë përfolur në prezantime dhe ligjërime nga hulumtuesit.

Njëri nga elementet më të përfolur të sigurisë në iOS është implementimi i ASLR (address space layout randomization), një opsion ky që është dizajnuar për të parandaluar sulmuesit nga përdorimi i vrimave në memorje. Hulumtuesit zbuluan shtojcën e ASLR në iOS, por Apple kurrë nuk ka folur për të.

SHPËRNDAJE