Jemi dëshmitarë të shumë ngjarjeve të hidhura që po ndodhin kohëve të fundit me protagonistët e skenave muzikore. Gati çdo ditë dalin këngëtarë të rinj, ndërsa ata që tashmë kanë krijuar një bagazh të tyre, si duket (disa prej tyre) nuk po ecin në rrugën e duhur.
Ndoshta popullariteti dhe ndjekja e trendeve botërore bëjnë që edhe ata të marrin shembull këngëtarët e njohur në botë dhe duke u bërë pjesë e kategorive të njërëzve që nuk mund të merren si shembull për të mirë.
Lajmet mbi konsumimin e alkoolit nga ana e këngëtarëve i kemi gati çdo ditë nëpër media. Por, në skenën muzikore a ekzistojnë gjëra më të rënda, të cilat nuk mund të shkruhen dhe të thuhen.
Gazeta panorama, ka intervistuar këngëtarët si: Shota Baraliu, Arkimed Lushaj, Gjyste Vulaj dhe Gold AG.
Disa nga këngëtarët e intervistuar, pranojnë se shumë kolegë të tyre, këngëtarë janë futur siç shprehen ata në rrugë të gabuar.
“I kemi parë me sytë e tanë”, shprehen këngëtarët e intervistuar.
Ata thonë se për fat të keq ka dukuri të tilla në botën e muzikës mbarëshqiptare. Ndërsa sa u përket lëndëve narkotike, ka raste të shumta, por shpresojmë që një ditë të pendohen për atë që bëjnë, sepse më mirë vonë se kurrë, shprehen këngëtarët./Indeksonline/
kush nga emrat e larpermendur quhet kengetar..
nana jote bre lop
Miratoca
Po Pse e keni pyter more Gold Ag po aj vet e merr e han viranen a se keni pa si duket pik se pari Kur flet e kur Ben gjestet Vetem sa nuk ka marr fund e aj po I drejtohet tjerve po thot Nfoshta ndnje dit dot pendohen hahahha qesharake Pse E kenipyter ate more Gjynaf e keni prek ne tel njeriun hahahaha me rrespekt
MIRATOCA Menderezi