Dark Mode Light Mode

Facebook sot nis shitjen e aksioneve

Kompania ka vendosur që çmimi i aksioneve të jetë 38 dollarë, në atë që njihet si Oferta Fillestare Pulbike, apo IPO.

Vlerësohet se vlera e kompanisë do të shkojë në më shumë se 100 miliardë dollarë, që është vlera më e madhe në tregun e kompanive të internetit.

Advertisement

IPO pritet t’i japë themeluesit të Facebook-it Mark Cuckerberg, një fiitim në vlerë prej 20 miliardë dollarësh.

Shumë investitorë janë entuziastë për profitin potencial- skeptikët megjithatë, kanë shtruar pyetjen në lidhje me perspektivën afatgjatë të kompanisë në rrjetet sociale botërore, që po lëvizin shpejt.

Kompania ka nisur në Harvard në një dhomë konvikti, tetë vjet më parë, dhe është lavdëruar se e ka ndryshuar mënyrën ec komunikimit online të njerëzve.

Aktualisht, Facebook i ka më shumë se 900 milionë përdorues në tërë botën.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 × 5 =

Previous Post

De Biasi fton tre futbollist të rinj nga Kosova në kombëtare

Next Post

"LËVIZJA E LIRISË" merr përgjegjësinë e sulmit mbi stacionin policor në Dobrosin

Advertisement