“Në natën e ditës së Enjte më 17.05.2012 në ora 01:45 është kryer aksioni. Aksioni kishte të bënte në goditje e postës policore e cila gjendet në fshatin Dobrosin, komuna e Bujancoit. Operacioni  e kreu Njësia shqiponjat, të Gardës Gjergj Kastriot –Skenderbeu, të Lëvizje së Liririsë.  Efektivaët që kryen aksionin ishin 9 (nëntë) pjesëtarë . Efektivët e njësisë, kanë shkrepur mbi postën policore në distancë 15-20 metra. Armët që u përdorën ishin: pushkë automatike, pushkomitrolozë dhe kalibra të mëdhenjë. Njësia Operative, raporton se aksionin  e kreu me sukses dhe pa dëme në palën tonë..” thuhet në njoftimin e organizatës me emrin “Lëvizja e Lirisë” arritur sot  në redaksinë e  agjencisë informative kombëtare “Presheva Jonë”.

 

Dokumenti, komunikata në fjalë mban logon: “LËVIZA E LIRISË” dhe datën si dhe vulën e nënshkruar nga drejtoria rajonale e “Lëvizjes së Lirisë”.

 

Preshevë, 18 maj

Për më shumë mund të lexoni në faksimilin më poshtë:

 

 

SHPËRNDAJE