Në qendër të Manastirit tek stacioni i autobusëve një grua e re vrapon të kapi autobusin e linjës urbane. Për fat të keq të saj ajo nuk e kapi, për pak metra. Gruaja mallkon në gjuhën shqipe shoferin e autobusit: “Edhe ti o i mallkuar për pak sekonda nuk më prite”. Ajo është vetëm njëra nga qindra vajza shqiptare, të cilat janë shitur nga familjet e tyre për burra të moshuar maqedonas.
26-vjecarja: Familja më shiti te plaku maqedonas për 3500 euro
MANASTIR- Në qendër të Manastir it tek stacioni i auto busëve një grua e re gati vrapon të kapi urbanin e linjës. Për fat të keq të saj ajo nuk e kapi, për pak metra. Gruaja mallkon në gjuhën shqipe shoferin e autobusit: “Edhe ti o i mallkuar për pak sekonda nuk më prite”. Gjithë skenën e ndoqëm së bashku me gruan nga xhami i makinës tonë. – Ku do të shkosh e pyetëm dhe ajo e pikëlluar na u përgjigj; Në Shqipëri. E morëm me vete dhe filluam të bisedojmë. Marie N është nga veriu i Shqipërisë dhe familja e shiti tri vjet më parë në Maqedoni te një burrë i moshuar, vetëm për 3500 euro. Ajo tanimë është 26 vjeç, ka një fëmijë 3 vjeç e jeton zgjedhjen e prindërve edhe pse pa dëshirë.
Ju jeni shqiptare nga Maqedonia?
Jo more vëlla jam nga zona e veriut të Shqipërisë, nga Malësia e Shkodrës
Po çfarë doni ju në Manastir?
Jam e martuar në veri të krahinës së Pellangonisë me një burrë maqedonas 52 vjeçar.
Si je martuar në zonë kaq të thellë të Maqedonisë prej Malësisë së Shkodrës?
Me disa sekserë nga Shkodra që merren me këtë punë të pisët, na shesin në si lopët në pazar nëpër fshatrat e thella të Maqedonisë me burra të moshuar.
Ju dukeni e re, sa vjeç jeni?
Jam 26 vjeçe
Si keni marrë një burrë kaq të moshuar?
Përjetime më të dhimbshme dhe jetë më të vështirë se kjo nuk ka ku të vejë.
A ju keqtrajtojnë?
Jam e keqtrajtuar nga sllavo-maqedonasit ku shahet nëna shqiptare në çdo cep të shtëpisë, djalit tim tre vjeçar nuk mund t‘i flas shqip asnjë fjalë, ai nuk duhet të mësojë gjuhën shqipe edhe pse nënë e ka shqiptare .
Ju po shkoni në Dukagjin?
Po kam marrë një mesazh në telefon se nëna është shumë e sëmurë. Më dhanë tre ditë lejë duke më mbajtur djalin tim të vogël.
Si quhet djali juaj?
Zoran
A ka vajza të tjera nga nga Shqipëria të martuara në këto anë?
Po ka shumë. Unë mund t’ju them se vetëm në fshatrat e Pellangonisë së Manastirit deri në fshatrat malore të Veleshit janë mbi 500 vajza shqiptare që janë martuar me të moshuar nga Maqedonia të cilat janë shitur nga këta menaxherët shkodranë me euro nga familjet e tyre të varfra në
Shqipëri.
Nga cilat zona të Shqipërisë janë këto vajza?
Pjesa dërrmuese e tyre janë nga Malësia e Shkodrës, Dukagjini, Mirdita, Kruja.. kryesisht nga zonat e thella malore.
A keni ju ndonjë mesazh?
Dua të përcjellë një porosi vajzave shqiptare që të mos përjetojnë të njëjtin fat si timin dhe atyre qindra shqiptare që janë martuar me burra të moshuar maqedonas, por edhe shteti shqiptar të ndalojë urgjent këtë dukuri, këtë të shitjes së femrave shqiptare si skllave. Këtu kemi të bëjmë me një krim të organizuar dhe cenim të rëndë të lirisë së femrës shqiptare. (GazetaShqiptare/BalkanWeb)
————————————————
JA EDHE KOMENTET E JUAJA:
————————————-
|
||||||
|
|
||||||
|
||||||
|
|
||||||
|
||||||
|
|
||||||
|
||||||
|
|
||||||
|
||||||
|
|
||||||
|
||||||
|
|
||||||
|
||||||
|
|
||||||
|
||||||
|
|
||||||
|
||||||
|
|
||||||
|
-
Agush Baftiu, Esi Shehu et 123 autres personnes aiment ça.
-
-
Bey FrasheriGjynaf te akuzohen shkodranet per kete. Kete e bejne katoliket qe martohen me serb e maqedonas. -
Sweeties So Sweet Ja zakonet e shqiperise se mjere:P:P:P -
Alizee Emmanuelle TrésorGOXHA INVESTIM FAMILJA, TE TJERET I KANE SHITUR EDHE PER 2000 EURO, KESHTU QE LUMTUROHUNI SE JU PASKAN DHENE ME SHUM MAQEDONASIT JUVE -
Zemer Thyeri InteristPo cjan kto genjeshtra aman -
Sweeties So Sweet :S -
Erald Kaceli Ka gjet jete me te mire po he :p:p -
Denis AsaniArmiku te behet mik ndonjehere ? -
Agim Ajdini më mir ta kishte ndru me Golf2 -
اجتمع سلماني o bey frasheri je besimtar i sinqert spo mbajke kot mbiemrin frasheri te pershendes ciao -
Jeta Gjonaj pash e vertet esht edhe kush e ka pelqy qeta a mir poju duketa -
Ylli PolarSka te beje katolik-maqedonas. Po ka te beje injoranca. Cdo gje eshte individuale,mos perfshini fete ketu ok? -
Nushi DautiCa jete eshte kur shitesh sikur te jesh makina dikujt,pa te drejta te njeriut,,po kshu eshte kjo pune se ecin me zakone dhe zakonet spo len me ngrejt koken rinis. -
Delens Ndoka bey frasheri e ban ai pilli i satam qisha fisin ne pill a je ok tash -
Herando Abdiae po kush i do gocat me thene te drejten sa tgjejne ndonje rast per ta hequr qafe e japin gocen dhe pa deshiren e saj kto budalliqe i kemi pasur perhere ne -
Zemer Thyeri InteristE ne shqiperi ndodhin shm,kta shesin dhe femijen per 200 euro jo me per 3500 euro qe kta dhe ter jeten japin -
Labinot Matoshi o veq shiptari e bon kto he familen ja qifsha
-
5
ne shqiperi nuk jan krejt shqipetar mos u quditni qe ndodhin keto gjana se kjo asht tragjedija e shtetit qe i ka shty te flitet vetem gjuha shqipe e te mos dihet qfar kombi e kombesije asht gjithkush ta flet gjuhen e vet e dihet kush jane keshtuqe po e njollosin kombin shqipetar duke menduar se jetojn ne Shqiperie te gjith jan shqipetare ju pershendes dhe shpresoj te mos vazhdojn keto krime te prinderve qe i shesin vajzat e tyre.XXX
DMTH sllavët po na “iqin” e s’po na lajn me qajt !!!