Dark Mode Light Mode

ITALI: , sekuestrohet 535 kg “marijuanë shqiptare”

Një aksion i ndërmarrë nga Guardia di Finanza, në afërsi të Kanalit të Otrantos, ka bërë të mundur sekuestrimin e 535 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria, bën të ditur agjencia e lajmeve ANSA.

Sipas informacioneve, gjatë operacionit anti-drogë u sekuestrua një gomone  me gjatësi 7 metra, brenda të cilës u gjeten 9 çanta të mëdha, ku ishte ambalazhuar sasia e drogës, me sasi prej 200 kg marijuanë.

Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në brigjet pranë vendit ku u gjet gomonia, u gjetën dhe disa çanta të tjera ku ndodhej sasia prej 335 kg marijuanë, e cila mesa duket ishte braktisur nga trafikantët.

Advertisement

Policia italiane ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e trafikantëve të drogës të cilët dyshohet se origjinën e ka nga Shqipëria. 22 prill 2012 (gazeta-Shqip.com)

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

eighteen + nine =

Previous Post

«Reporters Sans Frontieres» Kuvendi i Kosovës t'mos ngulfasë lirinë e shtypit

Next Post

Hollande një për qind para Sarkozysë – shkojnë në rundin e dytë

Advertisement