Dark Mode Light Mode

Lind ideja për këmbimin Guardiola-Luiz

Rinovimi i Guardiolës me Barcelonën është duke u vonuar dhe arsyeja e vërtetë mund të quhet Roman Abramovich.

Sipas mediave sportive spanjolle, presidenti miliarderi i Chelsea është i çmenduar pas trajnerit spanjoll dhe po përpiqet të përfitojë nga situata, duke ndjekur politikën e vetme që di të bëjë, atë të bërjes së ofertave të parefuzueshme.

Në fakt, Abramovich duket se i ka propozuar Guardiolës një kontratë 4-vjeçare me vlerë totale prej 40 milionë euro ose dhjetë milionë në sezon. Aktualisht, tek Barça trajneri fiton tetë milion euro në vit, por paketa e vërtetë tunduese nuk është paga, por një “çek i bardhë” në merkato, ku ai do të ketë dorë të lirë dhe shuma të pakufizuara për të blerë cilin lojtar të dëshirojë.

Advertisement

Ndërkohë, në Spanjë raportohet edhe për lindjen e një interesimi gjithmonë e më të fortë të kampionëve të Europës në fuqi për qendërmbrojtësin e anglezëve, David Luiz, i konsideruar si një zëvendësues ideal i kapitenit Carles Puyol në të ardhmen.

Ndonësë braziliani konsiderohet një titullar fiks në “Stamford Bridge”, spekulimet e para përflasin se të dy klubet mund të diskutojnë për një marrëveshje këmbimi “kokë më kokë”, që do të dërgonte Guardiolën në Londër dhe futbollistin 24-vjeçar në “Camp Nou”.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

10 + 7 =

Previous Post

Edhe iPhone 4.6 me paraqitjen Retina

Next Post

Adoleshentët dërgojnë 60 sms në ditë

Advertisement