Franca u eliminua në gjysmëfinale të Kupës së Botës nga Spanja me rezultat 2:0, ndërsa krahas humbjes pësoi edhe një goditje të madhe me dëmtimin e qendërmbrojtësit William Saliba.
Sipas “L’Equipe”, Saliba do të mungojë për disa muaj për shkak të problemeve serioze në shpinë.
Ylli i Arsenalit u detyrua të largohej nga fusha pas 30 minutash lojë në gjysmëfinale, ndërsa mediat ndërkombëtare kanë raportuar se mbrojtësi pritet t’i nënshtrohet një operacioni.
Saliba do të mungojë rreth pesë muaj dhe nuk do të jetë i gatshëm as për ndeshjen për medaljen e bronztë ndaj Anglisë, e cila zhvillohet të shtunën nga ora 23:00.
Mbrojtësi francez pritet të rikthehet në fushat e blerta në vitin 2027.




