Dark Mode Light Mode

Liverpooli blindon Dominik Szoboszlain me kontratë të re afatgjatë

Liverpooli ka siguruar të ardhmen e një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës, pasi Dominik Szoboszlai ka rinovuar kontratën me klubin deri në verën e vitit 2031.

Mesfushori hungarez ka qenë një nga figurat kyçe të “The Reds” që nga transferimi i tij në “Anfield”, duke u shndërruar në një prej lojtarëve më të besuar të ekipit falë paraqitjeve të tij të qëndrueshme.

Rinovimi i kontratës shihet si një hap i rëndësishëm për projektin afatgjatë të Liverpoolit dhe një tregues i besimit që klubi ka te 25-vjeçari.

Advertisement

Me marrëveshjen e re, Szoboszlai konfirmon përkushtimin e tij ndaj klubit anglez, duke e lidhur të ardhmen e tij me Liverpoolin për vitet në vijim.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

one + seven =

Previous Post

FIFA nis hetim disiplinor ndaj Argjentinës për banderolën provokuese kundër Anglisë

Next Post

Greqia bllokon paketën e re të sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë ndaj gazit rus

Advertisement