Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është nderuar me titullin “Ambasador Nderi” nga Unioni i Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër.
Kjo mirënjohje i është ndarë Ademit në shenjë vlerësimi dhe falënderimi për kontributin e tij në zhvillimin, avancimin dhe bashkëpunimin e futbollit shqiptar, si dhe për angazhimin e vazhdueshëm në forcimin e lidhjeve sportive mes komunitetit shqiptar në diasporë dhe futbollit në Kosovë.
Në mirënjohjen e ndarë thuhet se titulli jepet për “kontributin e jashtëzakonshëm dhe të çmuar në zhvillimin, avancimin dhe bashkëpunimin e futbollit shqiptar”.
Unioni i Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër ka vlerësuar rolin e Ademit në mbështetjen e futbollit shqiptar dhe në krijimin e urave të bashkëpunimit me klubet shqiptare që veprojnë jashtë atdheut.
Në mirënjohje theksohet se ky titull është dëshmi e respektit dhe falënderimit për angazhimin e tij të palodhur dhe ndikimin pozitiv në zhvillimin e futbollit dhe forcimin e bashkëpunimit.
Mirënjohja është ndarënga presidenti i Unionit, Feti Demoli, më 9 maj 2026.