Pas triumfit të Distria Krasniqit në Grand Slamin e Parisit, selektori i reprezentacionit të xhudos së Kosovës, Driton Kuka, ka shpërthyer në emocion në rrjetet sociale.
Në një postim të veçantë, Kuka shkruan: Rrafsh 9 Copa të Arta! Grand Slam Paris prapë flet Shqip! Ndjenjë e veçantë Parisi! Plot 9 herë shijova të artat në zemër të Bercy Arena! Medaljet i fitojmë vet, smundet kurkush me na i ndal! Kosova mbi të gjitha, miq.
Me këtë sukses, Distria konfirmohet si një nga xhudistet më të suksesshme të Kosovës, duke vazhduar të shkruajë historinë e saj në Grand Slam dhe në xhudon botërore.