Vedat Muriqi e sheh veten në mesin e yjeve të futbollit evropian.
Sulmuesi kosovar po kalon nëpër një sezon të jashtëzakonshëm.
31-vjeçari në fakt e gjen veten në mesin e yjeve si Harry Kane, Kylian Mbappe, Erling Haaland etj,. në garën për Këpucën e Artë.
Prizrenasi i ka shënuar 14 gola dhe i ka grumbulluar 28 pikë, ndërsa aktualisht gjendet në vendin e shtatë në këtë listë.
Muriqi nuk arriti të shënonte në fundjavën që shkoi me Mallorcën në humbjen nga Atletico Madridi.
Listës i prijnë Kanë dhe Mbappe me nga 21 gola, respektivisht me nga 42 pikë.
Kurse, Haaland është i treti me 20 pikë, përkatësisht me 40 pikë.
Duhet cekur se në ligat kryesore evropiane, Premierliga, La Liga, Serie A, Bundesliga e Ligue 1, një gol vlen dy pikë, ndërsa në ligat tjera evropiane goli vlen 1,5 pikë ose 1 pikë.
Renditja e Këpucës së Artë
- Harry Kane (Bayern Munich) 21 x 2 = 42 pikë
- Kylian Mbappe (Real Madrid) 21 x 2 = 42
- Erling Haaland (Manchester City) 20 x 2 = 40
- ‘Igor Thiago’ Nascimento Rodrigues (Brentford FC) 16 x 2 = 32
- Darko Lemajic (FK RFS) 29 x 1 = 29
- Vangelis Pavlidis (SL Benfica) 19 x 1.5 = 28.5
- Vedat Muriqi (RCD Mallorca) 14 x 2 = 28
- Ibrahim Diabate (GAIS Goteborg) 18 x 1.5 = 27
- Daniel Karlsbakk (Sarpsborg 08) 18 x 1.5 = 27
10 August Priske Flyger (Djurgårdens IF) 18 x 1.5 = 27




