Dark Mode Light Mode

Mozzik fton qytetarët t’i bashkohen protestës së 17 shkurtit për ish-krerët e UÇK-së

Reperi i njohur kosovar, Mozzik, ka bërë thirrje publike për mobilizim qytetar, duke ftuar qytetarët që të mblidhen paqësisht më 17 shkurt, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në ora 14:00, për të kërkuar drejtësi të paanshme për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.

Përmes një statusi të publikuar në rrjetet sociale, Mozzik ka deklaruar se si artist dhe qytetar i Kosovës ndjen përgjegjësi morale të reagojë në momentet kur, sipas tij, drejtësia vihet në pikëpyetje.

“Drejtësia nuk duhet të përdoret si mjet politik, as të ndërtohet mbi heshtjen tonë”, ka shkruar reperi, duke theksuar se heshtja përballë padrejtësive nuk është zgjidhje.

Advertisement

Ai ka bërë thirrje që protesta të zhvillohet në mënyrë paqësore, pikërisht në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke e cilësuar këtë datë si simbol të lirisë dhe sakrificës.

“Liria ka emër!”, ka përfunduar Mozzik në mesazhin e tij, duke i ftuar qytetarët të bashkohen për të kërkuar drejtësi të barabartë dhe të paanshme.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 − 14 =

Previous Post

Nura: PDK-ja s’duhet ta votojë Vjosën Osmanin për mandat të dytë

Next Post

Çitaku për protestën e 17 shkurtit: Nuk do të heshtim, protestojmë për drejtësinë e çlirimtarëve

Advertisement