Dark Mode Light Mode

PDSH e Ragmi Mustafës në Preshevë mban kuvendin me flamuj të Kosovës e Shipërisë

Kreu i PDSH-ës Ragmi Mustafa në fjalimin e tij ka bërë një kronologji të funksionit të Partisë Demokratike Shqiptare sidomos në këto 8 vite,duke u përqendruar edhe në qëndrueshmërinë e këtij subjekti politik në pushtetin lokal në Preshevë dhe Bujanoc, njofton agjencia informative  “Presheva Jonë” dhe  RTP

 

Preshevë, 17 mars

Advertisement

 

Partia Demokratike Shqiptare në sallën e kuvendit komunal ka mbajtur sot mbledhjen e përbashkët të organeve të saja, ku të pranishëm ishin , kryesia , anëtarët e këshillit qendrorë , forumi i gruas , forumi rinor , këshilltarët e kuvendit komunal , drejtorët e institucioneve dhe të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e saj.

 

RAGMI MUSTAFA: PDSH, tetë vjetë zëdhënëse e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Por, cka ra në sy për gazetarët se PDSH e Ragmi Mustafës në Preshevë mban kuvendin e tetë me ardhë me flamuj të Kosovës e Shipërisë. Kreu i PDSH-ës Ragmi Mustafa në fjalimin e tij ka bërë një kronologji të funksionit të Partisë Demokratike Shqiptare sidomos në këto 8 vite,duke u përqendruar edhe në qëndrueshmërinë e këtij subjekti politik në pushtetin lokal në Preshevë dhe Bujanoc.
Zoti Mustafa po ashtu është ndaluar edhe sferën e arsimit duke potencuar gjendjen e mëparshme, kur studentët e Luginës përballeshin me vështirësi pranimi nëpër fakultete qoftë në Prishtinë apo Tiranë.
,, Kemi arritur që për mes angazhimit tonë intensiv , ti heqim ato barriera dhe që studentët tanë mos të kenë limite për pranim në fakultet .Këtë e dëshmon fakti pasi këtë vit asnjë studentët i Luginës nuk ka mbetur pa e realizuar ëndrrën e tij ka thënë kështu kreu i PDSH –së Ragmi Mustaf ,,.
Ai ka folur edhe për angazhimet e drejtorëve në shkollat tona ,pastaj është ndalur në ndërtimin e materniteti dhe aneksit të praksës së përgjithshme , por duke përfshirë edhe një sërë projektesh kapitale që janë realizuar brenda këtij mandati.
Ndërkaq sekretari i PDSH-ës Agim Dalipi i cili ka folur për angazhimin e degëve dhe nëndegëve të PDSH-së në të gjitha lokalitet si në Preshevë dhe Bujanoc .
E për ndarjen e detyrave organeve të PDSH-ës në lidhje me organizimin e mëtutjeshëm në saje të zgjedhjeve lokale la folur anëtari i kryesisë së PDSH-ës dhe ish kryetari i shtabit zgjedhor magjistri i shkencave politike Reshat Neziri.
Gjithashtu këtë mbledhje të përbashkët e ka përshëndetur edhe kryetar nderi i PDSH Zeqirja Fazliu.
Po ashtu në foltore kanë folur edhe anëtarë tjerë të kryesisë së PDSH-ës të cilët kanë uruar unitet dhe fitore në zgjedhjet lokale të 6 majit, duke konsideruar se PDSH-ë do të jetë forca e parë politike në Luginë të Preshevës. Në mbledhje e sotme janë zbuluar edhe pankartat e para me moton 20 vjet referendum , 22 vjet me PDSH –ë 100 vjet shtet Shqiptarë.

View Comments (1) View Comments (1)
  1. Pse, çka priten gazetaret, qe partite shqiptare, n’trojet shqiptare kudo, por nen pushtimin sllav, me flamuj pushtuesish ta paraqesin veten e tyre dhe me po keta flamuj t’armiqve t’i mbajne mbledhjet e takimet e tyre po, atyre qe ju mungon flamuri i shkijeve, nese ka te tille, shkoni para komunave shqiptare n’Medvegje, Bujanor e Presheve, aty i gjeni, çmalluni me ta aman, veç ne shqiptarëve na leni rehat me flamurin tone kombetar shqiptar dhe kete te zorit shteteror te Kosoves! Paqe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 × four =

Previous Post

LIBRI "DITA 24" E AUTORIT FEHMI AJVAZI, SË SHPEJTI NË DUART E JUAJA

Next Post

SERBI: Buka, krypa, sheqeri, mielli, vaji dhe qumështi...shtronjtohen deri në 30 %

Advertisement