Dark Mode Light Mode

Ina thumbon Brikenën: Ke ardhur për të gjetur sponsor për të paguar Miss-in

Ditën e sotme, banoret e Big Brother VIP Kosova 4, Brikena Selmani dhe Ina Aderi, janë përfshirë në një debat të ashpër, i cili kaloi edhe në ofendime personale.

Debati nisi kur Brikena iu drejtua Inës me fjalët: “Çfarë nuk bën për një copë famë”, duke aluduar në motivet e saj për të qëndruar në shtëpi.

Përgjigjja e Inës nuk vonoi: “Ti mendon se këtu kam ardhur për famë. Mendon se më mungon. Po ti për çfarë ke ardhur apo për të gjetur ndonjë sponsor për të të paguar Miss-in”, tha ajo, duke kthyer akuzën.

Advertisement

Brikena, megjithatë, nuk u lëkund: “Nuk më nxjer nga vetja se nuk më djegin fjalët e tua”, u shpreh ajo mes të tjerash, duke theksuar se nuk e preku kritika e Inës.

Gjatë debatit, konkurrentet përmendën edhe gjëra që kanë ndodhur jashtë shtëpisë dhe si ato kanë ndikuar në marrëdhëniet brenda saj.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five + 16 =

Previous Post

Detaje nga aksioni në Veri: Kapen tre të dyshuar për bixhoz të paligjshëm

Next Post

E trishtë: Prej tre muajsh e zhdukur, gjendet e pajetë 35-vjeçarja shqiptare në Itali

Advertisement