Dark Mode Light Mode

​Duka: Ne jemi më të mirë se Kosova

Presidenti i FSHF, Armand Duka, duke folur pas rizgjedhjes per here te 6 ne krye te Federates Shqiptare te Futbollit edhe per nje mandat kater vjecar pas votimit ne Asamblene e Pergjithshme Zgjedhore te FSHF-se. Anetaret e asamblese kane votuar edhe per 10 anetaret e rinj te Komitetit Ekzekutiv te FSHF-se. /r/n/r/nAFA PresidenT, Armand Duka, speaking after the re-election for the 6th time at the head of the Albanian Football Association for a four-year term after the voting process in the General Electoral Assembly of AFA. The members of the assembly have also voted for the 10 new members of the Executive Committee of AFA.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur për Kosovën dhe raportin mes dy Kombëtareve në emisionin “Mirëmbrëma Yje”, duke vlerësuar zhvillimin dhe arritjet e përfaqësueses kosovare.

Ai theksoi se “përfaqësuesja e Kosovës ka një skuadër të mirë”, duke nënvizuar faktin se disa nga lojtarët kryesorë, si “Rrahmani, Rashica, Muriqi”, kanë qenë më herët pjesë edhe e Kombëtares shqiptare, gjë që sipas tij tregon cilësinë e brezit të futbollistëve.

Duke krahasuar dy ekipet, Duka u shpreh hapur: “Shqipëria apo Kosova? Ne jemi më të mirë se Kosova. Por Kosova ka futbollistë të mirë, është në play-off.” Ai e cilësoi këtë si një arritje të madhe për Kosovën, duke pasur parasysh historinë e shkurtër dhe mungesën e eksperiencës ndërkombëtare, ndërsa shtoi se “të shkosh në play-off është një sukses i madh” dhe një moment që duhet shfrytëzuar për të vazhduar ëndrrën drejt Botërorit.

Advertisement

Në fund, presidenti i FSHF-së preku edhe temën e një Kombëtareje të përbashkët, duke theksuar bindjen e tij personale: “Ne duhet të kemi një Kombëtare.” Megjithatë, ai sqaroi se kjo nuk është një çështje në dorën e individëve, duke nënvizuar realitetin aktual: “Për sa kohë jemi dy shtete më një komb, do kemi dy ekipe, dy kampionate.” Sipas Dukës, një bashkim do sillte përfitime më të mëdha në çdo aspekt, jo vetëm në futboll, por deri atëherë, rruga e secilës Kombëtare mbetet e ndarë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

thirteen − ten =

Previous Post

“A ju dhimt krimineli?”, reagon ashpër ndaj trupit gjykues Vasfije Krasniqi Goodman pas dënimit me 10 vjet burgim për Trajkoviqin

Next Post

Gucati në varrimin e babait të Calit: Qeveri e turpit – dhashtë Zoti të mos vijë më në pushtet

Advertisement