Dark Mode Light Mode

Amir Rrahmani shpallet “Lojtari i Vitit”, fiton çmimin “Fadil Vokrri”

Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani është shpallur futbollisti më i mirë i vitit 2025.

Rrahmani kaloi një tjetër sezon të jashtëzakonshëm, ku ndihmoi Napolin që ta fitojë titullin kampion, i dyti në tre vitet e fundit – ndërsa ishte edhe në formacionin më të mirë në Serie A.

FFK-ja në ceremoninë “Laureatët e Vitit” e shpallën Rrahmanin si më të mirin, por ky i fundit nuk kishte si të ishte i pranishëm shkaku që do të luajë në finalen e Superkupës së Italisë me Napolin, kundër Bolognas.

Advertisement

Në anën tjetër, sulmuesi i Ballkanit Valentin Serebe e fitoi çmimin “Golashënuesi më i mirë i vitit”, të cilit ia dha ish lojtari i “Xhebrailave” Albion Rrahmani.

Rrahmani ndër të tjera deklaroi se për të është shumë i rëndësishëm ky çmim pasi e kishte fituar në dy vitet e fundit.

“Ky çmim që po e dhuroi është me shumë rëndësi për mua sepse e kam fituar në dy vitet e fundit”.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 × 4 =

Previous Post

Jarinje dhe Dheu i Bardhë pikat më të ngarkuara të kalimit kufitar

Next Post

Ipko&Vala bëjnë marrëveshje sekrete për t'i zhvatur diasporën me çmime të kurdisura për ta

Advertisement