Gjashtë gjyqtarë nga Kosova janë caktuar nga UEFA për të ndarë drejtësinë në ndeshjen e Ligës së Konferencës mes Sigma Olomouc dhe NK Celje.

Të enjten do të zhvillohet xhiroja e katërt e fazës së ligës së Ligës së Konferencës.

Përveç ndeshjes së dy klubeve shqiptare, Drita–Shkëndija, vëmendja e tifozëve nga Kosova do të jetë edhe te një takim tjetër.

Bëhet fjalë për ndeshjen Sigma–NK Celje, e cila pritet të zhvillohet në “Andruv stadion”, nga ora 18:45, ku drejtësia do të ndahet nga gjyqtarët kosovarë.

Genc Nuza është caktuar gjyqtar kryesor, ndërsa asistentë të tij do të jenë Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa.

Gjyqtar i katërt është caktuar Vigan Ibërdemaj, ndërsa në VAR do të jenë Dardan Çaka dhe Lirim Jashari.

SHPËRNDAJE