Dark Mode Light Mode

Duka: Kosova ka futbollistë cilësorë, e meriton të jetë në Kampionatin Botëror

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, ka lavdëruar Kombëtaren e Kosovës pas rezultateve pozitive në kualifikueset e fundit dhe ka thënë se Dardanët meritojnë të kualifikohen në Kupën e Botës 2026.

Kosova ka treguar formë të mirë së fundmi, duke mposhtur Suedinë në Prishtinë, duke barazuar me Slloveninë dhe duke fituar përsëri ndaj suedezëve në udhëtim. Këto shtatë pikë nga tri ndeshjet e fundit kanë rritur shpresat për një kualifikim të Kosovës në Kampionatin Botëror dhe tashmë po bëhen kalkulime për dy ndeshjet e mbetura.

Sipas Dukës, Kosova ka futbollistë cilësorë dhe meriton të jetë pjesë e Kupës së Botës 2026.

Advertisement

“Kosova ka përbërje shumë të mirë. Ka futbollistë me shumë kualitet dhe nuk është farë surprize që i fiton këto dy ndeshje”, tha Duka.

“E thashë edhe në fillim, nuk është se ka shumë diferenca. E meritoj, e super-meritoj fitoren në ndeshjen e parë në Prishtinë, e meritoj edhe mbrëmë dhe meriton të jetë pjesë e Kampionatit Botëror”, shtoi ai.

“Dy kombëtaret në play-off? Fantastike. Nëse do të arrijmë të mbështesim dy, por edhe nëse do të kemi vetëm një, prapë do të jemi të gëzuar”, përfundoi presidenti i FSHF-së.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

15 + 13 =

Previous Post

Protesta për UÇK-në, Spiropali: Ne jemi bashkë në një thirrje e një besim, Liria ka emër

Next Post

Krasniqi tregon se cili do të jetë pozicioni i PDK-së në balotazhin mes Perparim Ramës e Hajrulla Çekut

Advertisement