Dark Mode Light Mode

Uran Ismaili merr mbështetje në Dardani, fton qytetarët nga ora 19:00 në tubimin e lagjes

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka vazhduar sot takimet me qytetarët, duke shpërndarë gazetën e tij javore “Koha për Prishtinën” në lagjen Dardania, ku njëkohësisht ka ftuar banorët të marrin pjesë në tubimin përmbyllës për këtë lagje që do të mbahet sonte në shkollën “Xhemail Mustafa” nga ora 19:30.

Gjatë takimit me qytetarët, Ismaili ka nënshkruar së bashku me ta “kontratën për Prishtinën”, ku zotohet se nëse nuk i përmbush 90% të zotimeve të tij në mandatin e parë, nuk do të kërkojë votë për mandatin e dytë.

“A e ke nënshkru kontratën në numrin e fundit të gazetës? 90% të premtimeve të realizuara, ose nuk kërkoj më votë! Shihemi sonte në tubimin tonë në Dardani, te shkolla ‘Xhemail Mustafa’, në ora 19:30. Bashkohu për Prishtinën funksionale,” ka shkruar Ismaili.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

19 − eight =

Previous Post

Infantino: Këtë medalje dua t’ia dedikoj mikut tim Fadil Vokrrit

Next Post

Besnik Osmani takon banorët e rrugës “Hajrullah Zymi”: Dialogu me qytetarët, prioritet për zhvillimin e komunës

Advertisement