Dark Mode Light Mode

Besnik Osmani: Bizneset vendore janë motori i zhvillimit ekonomik të Fushë Kosovës

Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka vazhduar takimet me qytetarë dhe biznese lokale, në kuadër të prezantimit të programit qeverisës.

Ai tha se fushata e tij po zhvillohet “derë më derë, nga një biznes te tjetri e nga një lagje në tjetrën”, me synimin për të dëgjuar nga afër nevojat dhe idetë e banorëve të komunës.

Advertisement

Osmani njoftoi se gjatë ditës ka vizituar disa biznese të suksesshme që operojnë në fusha të ndryshme, nga shërbimet tregtare deri te metalpërpunimi dhe prodhimi i ngjyrave, të cilat punësojnë banorë të komunës dhe eksportojnë produktet e tyre jashtë vendit.

“Krenarë për punën, vizionin dhe kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik lokal!”, ka theksuar Osmani në postimin e tij në rrjete sociale.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

eighteen − nine =

Previous Post

Arbër Ismajli viziton Velekincën, premton zhvillim dhe projekte për të rinjtë

Next Post

Infantino: Këtë medalje dua t’ia dedikoj mikut tim Fadil Vokrrit

Advertisement