Dark Mode Light Mode

Kryetari i FFK-së merr pozitë në FIFA

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka marrë një pozitë në shtëpinë e futbollit botëror, FIFA.

Kështu ka njoftuar të martën mbrëma Federata e Futbollit e Kosovës.

“Komiteti për Marrëdhënie Institucionale ka një rol kyç brenda strukturave të FIFA-s. Ai këshillon dhe ndihmon FIFA-n në ndërtimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve me institucionet më të larta ndërkombëtare, si: Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Kombet e Bashkuara (OKB) dhe agjencitë e saj si UNESCO e UNICEF, organizatat qeveritare dhe joqeveritare në mbarë botën, si dhe shoqata të tjera ndërkombëtare të sportit”, shkruan FFK.

Advertisement

Kryetari Ademi ka theksuar se pozita në FIFA është privilegj, por edhe përgjegjësi.

“Jam i nderuar që do të kontribuoj në një komitet kaq të rëndësishëm të FIFA-s. Ky është një sukses për gjithë futbollin kosovar dhe një dëshmi se puna jonë po vlerësohet në nivelet më të larta ndërkombëtare”, ka thënë Ademi për sajtin e FFK-së.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

ten + fifteen =

Previous Post

Arbër Ismajli vazhdon takimet me bizneset në Gjilan, merr mbështetje nga ta

Next Post

Besnik Osmani: Digjitalizimi prioritet – do të ndërtojmë tri shkolla dhe gjashtë çerdhe në Fushë Kosovë

Advertisement