Dark Mode Light Mode

Isufi e Tahiri nga AAK: Qeveria e Kurtit e paaftë dhe mashtruese, ne do të dalim fitues në zgjedhje

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi, dhe deputeti Besnik Tahiri, njëherësh kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës, kanë folur në emisionin Pressing për projektin Kosova Fituese dhe zgjedhjet e 9 shkurtit.

Përfaqësuesit e AAK-së janë të bindur se do të dalin fitues dhe se do të formojnë qeverinë e re të Kosovës.

“Ne jemi duke pritur fitore. Aleanca do të dalë më mirë se kurrë në këto zgjedhje. Kjo bindje vjen nga përkrahja e madhe e qytetarëve në çdo vend ku po shkojmë. Prandaj, ne veçse jemi duke e përgatitur programin qeverisës,” tha Tahiri.

Advertisement

Ndërkaq, nënkryetari Isufi theksoi se për herë të parë që nga krijimi i institucioneve të Kosovës, qeveria po sulmon opozitën dhe po përçan qytetarët.

“Për herë të parë, ndodh që pozita të sulmojë opozitën. Kjo po ndodh për shkak të paaftësisë së tyre për të përmbushur premtimet që i kanë dhënë qytetarëve të Kosovës. Të gjithë partnerët që në një formë e kanë ndihmuar këtë qeveri për të ardhur në pushtet, sot i ka kundërshtar,” tha Isufi.

Ai shtoi se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qenë gjithmonë i drejtpërdrejtë kur është bërë fjalë për çështjet jetike të vendit dhe nuk është kursyer aspak.

Ndërkohë, kandidati për deputet, Besnik Tahiri, numëroi disa nga dështimet e kryeministrit Albin Kurti, duke theksuar se Kosova ka raportet më të dobëta ndonjëherë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kjo qeveri është mashtruese. Ka premtuar që do të zhbëjë AKP-në, nuk e ka bërë. Ka premtuar Fondin Sovran, nuk e ka realizuar. Ka premtuar ndërtimin e 130 çerdheve, ka ndërtuar vetëm katër. Ka premtuar përfundimin e autostradave, nuk ka përfunduar asnjërën. Ka premtuar sigurim shëndetësor, nuk e ka bërë. Madje, kjo qeveri ka votuar së bashku me Listën Serbe kundër rritjes së pagës minimale për veteranët. Kosova, nën udhëheqjen e këtij kryeministri, është nën sanksionet e BE-së dhe ka raportet më të dobëta me SHBA-në që ka pasur ndonjëherë,” tha Tahiri.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four × three =

Previous Post

Bashkim Mustafa, Sala Jashari dhe Përparim Gruda takojnë të rinjtë e Skenderajt: "Energjia dhe idetë e tyre na japin motiv shtesë për fitore"

Next Post

Daut Haradinaj kujton betejën e Rogovës së Hasit: Ky rrugëtim i përgjakshëm i trimave të UÇK-së mbetet gjithmonë në kujtesën tonë

Advertisement