Dark Mode Light Mode

Kurti e uron Bersetin për rizgjedhjen si Sekretar i KiE-së: Mezi pres të punojmë bashkë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka uruar Alain Berset për rizgjedhjen e tij si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës.

Kurti tha se Berset është mik i madh i të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

“Mezi pres të punojmë së bashku për të avancuar këto vlera themelore të Këshillit të Evropës – vlera për të cilat Republika e Kosovës është thellësisht e përkushtuar si një shtet aspirant për anëtarësim”, shkroi Kurti.

Advertisement

Kujtojmë se më 14 maj të këtij viti, Kosova dështoi të hynte në agjendën e Këshillit të Ministrave për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës, pasi qeveria pati refuzuar që ta çonte në Kushtetuese draftin për Asociacionin.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 × one =

Previous Post

Osmani uron Bersetin: Kosova s’do të ndalet në synimin për anëtarësim në KiE

Next Post

Dëshmitari kërkon avokat, thotë se ndihet i keqpërdorur gjatë marrjes në pyetje nga gjyqtari në Hagë

Advertisement