Dark Mode Light Mode

Musliu – Shoshi optimiste se Kosova do të kalojë në Asamblenë Parlamentare

Në Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Evropës pasditen e së martës ka filluar diskutim rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, me një vendim që pritet të merret nëse një shumicë prej 2/3 e deputetëve të pranishëm votojnë për të.

Në lidhje me këtë ka folur nga Strasburgu deputetja e PDK-së Ariana Musliu – Shoshi, e cila është shprehu optimiste se Kosova “do të ketë votë pozitive”.

“Edhe ën këto moment ishim ne lobim. Tash pritet për pak minuta të fillojë debati për Kosovën. Fillimisht do të jenë do të jene fjalimet e grupeve politike, pastaj të deputetëve me radhë. Çka është më rendësi është të mos kemi amendamente të paraqitura nga Serbia. Mirëpo edhe nëse kemi në votë pozitive nga miqtë tanë.  Shpresojmë që lobimi të cilin e kemi bërë me vite të tëra sot të na shpërblehet me votë pozitive dhe më atë ne si shtet dhe qytetarët tanë e meritojmë”, ka thënë Musiliu – Shohi në “FIVE” të Dukagjinit.

Advertisement

Deputetja e PDK-së ka theksuar se kanë lobuar shumë për këtë votim dhe kanë marrë konfirmime nga deputet që do të votojnë për.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

16 − five =

Previous Post

Vrasja e fundit të grave në Kosovë, Osmani takohet me Sveçlën, Haxhiun dhe Hoxhën

Next Post

Asambleja Parlamentare i thotë “Po” anëtarësimit të Kosovës në KiE

Advertisement