Dark Mode Light Mode

Marku pëson humbjen e parë në karrierë, mposhtet nga Kongo

Boksieri shqiptar Florian Marku ka pësuar humbjen e parë në karrierë, duke u mposhtur nga britaniku Chris Kongo.

Pas 10 raundeve të zhvilluara, gjyqtarët i dhanë fitoren Kongos, që sipas tyre ishte më i mirë.

Raundet e para ishin mjaftë të barabarta, me Kongon që mbrohej më mirë, duke e lënë “Mbretin Shqiptar” të sulmonte.

Advertisement

Megjithatë, situata nisi të ndryshojë në raundet 4-6 pasi Marku nisi të zemërohej duke humbur qetësinë, e si pasojë britaniku edhe përfitoi nga gabimet e Kongos.

Në fakt, Marku ishte i pafat shkaku i disa goditjeve pas koke – gjyqtari ia hoqi një pikë.

Në fund, gjyqtarët e shpallën fitues Kongon, ku dy prej tyre dhanë votat për britanikun, ndërsa vetëm njëri mbështeti Markun.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

19 − four =

Previous Post

Florian Marku futet në ring në shoqërimin e Noizy-t

Next Post

Malishevë: Pacientit i largohet telefoni nga stomaku

Advertisement