Dark Mode Light Mode

Franco Foda debuton me fitore, Kosova triumfon ndaj Armenisë

Franco Foda ka debutuar me fitore si përzgjedhës i Kombëtares së Kosovës.

“Dardanët” shënuan fitore sonte kundër Armenisë në Yerevan, me rezultat minimal 0:1.

Golin e vetëm e shënoi në minutën e 26-të anësori Milot Rashica, falë edhe një veprimi të bukur nga Edon Zhegrova.

Advertisement

Kosova pati edhe disa mundësi të tjera për të dërguar topin në rrjetë, por tentimet përfunduan pasukses.

Vëmendje mori edhe skandali nga ana e Federatës Armene të Futbollit.

Në fanellat e futbollistëve të Armenisë flamuri i Kosovës ishte vendosur mbrapsht.

Shteti armen nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Ndeshjen e ardhshme “Dardanët” e zhvillojnë kundër Hungarisë me 26 mars në Budapest.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

sixteen − 9 =

Previous Post

Armenia kerkon falje për "huqjen" me flamurin e Kosovës

Next Post

Princesha e Uellsit Kate Middelton, diagnostikohet me kancer

Advertisement