Dark Mode Light Mode

Escobari takohet nesër me Kurtin

Ai sot do të pritet nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe më pas nga krerët e opozitës, ndërsa me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Gabriel Escobar takohet nesër.

Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.

Dje i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e ka quajtur “katastrofik” dhe “jokompetent” vendimin e autoriteteve të Kosovës për të zbatuar rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës që përcakton euron si valutën për kryerje të pagesave me para të gatshme.

Advertisement

Kështu është pamundësuar përdorimi i dinarit serb në komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Ai i ka bërë këto deklarata në Bruksel gjatë një bashkëbisedimi të hapur me gazetarë.

I pyetur për pasojat e mundshme ndaj Kosovës dhe Serbisë për moszbatim të marrëveshjes së Ohrit, Escobar ka thënë se Prishtina zyrtare duhet të nisë punën drejt formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa Serbia t’i konsiderojë si obligative zotimet e bëra.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

15 + 20 =

Previous Post

Romeo nxjerr skenaret e produksionit

Next Post

Kush do t’i kompensojë qytetarët që paguan rrymën për veriun?

Advertisement