Dark Mode Light Mode
Pse presidenti i FFK- së, z.Agim Ademi e meriton respektin e madh, flet veterani i futbollit
Hoti: Guvernatori i BQK-së raporton nesër në Komisionin për Buxhet, mori pjesë pa autorizim ligjor në dialog
OVL-UÇK shpall zgjedhjet, tre ish-luftëtarë në garë për kryetar

Hoti: Guvernatori i BQK-së raporton nesër në Komisionin për Buxhet, mori pjesë pa autorizim ligjor në dialog

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, të mërkurën do të raportojë në Komisionin Parlamentar për Buxhet.

Sipas Hotit, guvernatori do të raportojë në lidhje me pjesëmarrjen e tij “të pakuptimtë dhe pa asnjë autorizim ligjor në dialog në Bruksel për rregulloren për përdorimin e valutave të huaja në Kosovë”.

“Me kërkesë të opozitës, nesër në orën 12:00, në Komisionin Parlamentar për Buxhet, raporton guvernatori i BQK-së lidhur pjesëmarrjen e tij të pakuptimtë dhe pa asnjë autorizim ligjor në dialog në Bruksel për rregulloren për përdorimin e valutave të huaja në Kosovë”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Advertisement

Hoti më tej ka thënë se Qeveria e ka detyruar BQK-në në mënyrë joligjore të marrë pjesë në dialog.

“Edhe pse BQK-ja është institucion i pavarur kushtetues, Qeveria e detyroi atë të përfshihet në dialog në mënyrë joligjore.

Shqetësues mbetet fakti se Qeveria dhe BQK-ja nuk pranuan kërkesat e aleatit kryesor të Kosovës për shtyrje të zbatimit të rregullores, por pranuan të ulen në tavolinë me palën serbe me kërkesë të ndërmjetësit”, ka shtuar më tej.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

eight − 2 =

Previous Post

Pse presidenti i FFK- së, z.Agim Ademi e meriton respektin e madh, flet veterani i futbollit

Next Post

OVL-UÇK shpall zgjedhjet, tre ish-luftëtarë në garë për kryetar

Advertisement