Kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim dhe KE të FFK-së të ju uroj përzemërsisht festën e Krishtlindjes, juve dhe familjeve tuaja.

Uroj që kjo festë të sjellë gëzim, begati e shëndet në shtëpitë tuaja. Le të përqafojmë këtë festë me shpirt solidariteti dhe harmoni në zemrat tona.

Advertisement

Të ndihemi të lidhur si një familje e madhe e futbollit, ndërsa shpirti i Krishtlindjes të sjell paqe, respekt dhe dashuri kudo.

Le të jetë Krishtlindja burim frymëzimi për një vit të ri, ku do të triumfojë e mira, bashkëpunimi dhe suksesi në vendin tonë.

Gëzuar Krishtlindjen!

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së