Dark Mode Light Mode

AGK: Shumë e rrezikshme dhe e papranueshme gjuha e Sami Kurteshit ndaj Asociacionit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës theksoi sot se anëtari i Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, është përfshirë të mërkurën në një sulm të radhës, të rëndë kundër medieve dhe gazetarëve. 

Duke komentuar reagimet për emërimin e Luljeta Aliut për anëtare të Komisionit të Pavarur të Medieve, AGK thekson se Kurteshi, ka akuzuar mediet dhe gazetarët se janë pjesë e “krimit të organizuar politik-ekonomik nën firmën e PLANS”.

“Në një gjuhë shumë të rrezikshme dhe absolutisht të papranueshme, zoti Kurteshi ka shkruar se ‘AGK është pjesë e pandashme e makinës përbaltëse të krimit të organizuar!’. Ai gjithashtu, ka akuzuar aktivistë të shoqërisë civile për reagimet duke i quajtur ‘ekspert/e” vendor/e, ushujza parazitore të PLANS-it’”, thuhet në reagimin e Asociacionit.

Advertisement

AGK-ja, sërish i bën thirrje kryeministrit dhe kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, që të angazhohet për ndalimin e sulmeve të vazhdueshme të eksponentëve të qeverisë dhe partisë së tij, pasi ato ndikojnë direkt në sigurinë e gazetarëve në Kosovë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

twenty − one =

Previous Post

Kryetari i Zubin Potokut: Kemi kompetenca të plota kushtetuese

Next Post

6.5 milionë euro mbështetje nga BE, presidentja: Sundimi i ligjit nuk është prioritet vetëm të letër

Advertisement