Dark Mode Light Mode

Klubet e futbollit takohen sërish sot, diskutojnë për licencimin e FFK-së

Klubet e futbollit takohen sërish sot, diskutojnë për licencimin e FFK-së

Klubet e futbollit në Kosovë janë futur në një situatë të pa qartë sa i përket gjendjes së tyre financiare për shkak të mos licencimit të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe si pasojë edhe mos mundësimit të shfrytëzimit të Ligjit të Sponsorozimit.

Tash e disa javë drejtuesit e klubeve të Superligës së Kosovës kanë shfaqur hapur shqetësimin e tyre në lidhje me situtën financiare brenda klubeve të tyre duke kërkuar reagimin e Ministrisë së Sportit në këtë çështje.

Në këtë drejtim, KosovaPress mëson se drejtuesit e rreth 30 klubeve pritet të takohen sot gjatë ditës në selinë e FFK-së për të diskutuar për hapat e më tutjeshëm.

Advertisement

Bojkotimi i garave është njëri nga opsionet që ‘mund të shtrohet në diskutim, nëse nuk shihet një zgjidhje e kësaj situate në horizont.

Reklama

Kujtojmë se FFK është njëra nga federata që edhe më tutje nuk është licencuar, edhe pse Ministri i Sportit Hajrulla Çeku ditë më parë deklaroi se problemi i licencimit tashmë nuk është te federata, por tek disa klube që edhe më tutje nuk i kanë plotësuar të gjitha dokumentet për licencim.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four × five =

Previous Post

Bujar Pllana ‘Ylli i Javës’ së 27-të në Albi Mall Superligë

Next Post

Çfarë është Snus – “droga” më e re që po çmend futbollistët

Advertisement