Dark Mode Light Mode

Presidentja nuk e fali asnjë të dënuar për Vitin e Ri, KMDLNJ-në thotë se kjo është krejt e paarsyeshme

Shumë kërkesa nga persona që janë duke vuajtur dënimet e tyre në burgje të Kosovës, kanë shkuar në adresë të zyrës së Presidencës, për të kërkuar faljen e dënimit.

Por, as për festat e fundvitit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk e ka marr parasysh asnjë nga

Gjuajtën me armë dhe publkuan video në rrjetet sociale, Policia shkon në v…

Advertisement

Nga  këshilli për mbrojtjen e të drejtave dhe Lirive të Njeriut, thonë se kjo është e paarsyeshme dhe se janë të zhgënjyer nga kjo qasje.

“Ajo çfarë ne jemi të dëshpëruar është se po bëhet viti i dytë që nuk po falet asnjë person, që është i privuar nga liria. Ne si monitorues në bazë të vizitave që i realizojmë në terren në bazë të monitorimeve për të drejtat e njeriut, gjendjes në institucione, kemi bërë vlerësimet që ka persona që meritojnë faljen dhe ka persona duhet të falen”, ka thënë Valentina Demolli.

Sipas KMDLNJ-së, mos falja e dënimit të asnjë prej të burgosurve, tash e dy vjet ndikon edhe në risocializimin e tyre në shoqëri.

“Kjo krijon një dëshpërim tek këta persona, për të mos vazhduar të mos sillen mirë, sepse kur mbahen shpresat tek një mundësi për të përfituar, po e potencoi se kjo është një mundësi që presidentja do mund të shfrytëzonte, atëherë krijon një zhgënjim tek personat e privuar nga liria, gjë që është apriore, reflektohet tek sjelljet e tyre, tek gjendja e tyre psikoemocioanle, e që ndikon edhe në familjet e tyre”, ka shtuar Demolli.

 

Në lidhje me arsyet se pse presidentja e Kosovës, nuk ka ndërmarrë një vendim, nuk kanë kthyer përgjigje që nga e premtja nga zyra e presidencës. Që nga viti 2009, e tutje mbi 300 persona janë falur nga Presidenca, derisa paraardhësi i Osmanit, Hashim Thaçi, kishte falur mbi 10 të burgosur gjatë mandatit të tij.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

eleven − one =

Previous Post

Dyshohet që qëlloi me armë drejt të rinjve nga Kukësi, kush është Dibran Hoxhaj pronari i “Kobrës”

Next Post

"Rent a Car Prishtina" afër 10 000 klient të kënaqur për vitin 2022, cilat janë synimet për 2023-tën?

Advertisement