Dark Mode Light Mode

Humanisti Agim Ademi viziton shtëpinë e të moshuarve në Suharekë, pritet nga Halil Kastrati

I pari i Federates se Futbollit te Kosoves, z. Agim Ademi, i cili njihet edhe si biznesmen i suksesshem por edhe humanist i madhe, gjate dites se sotme ka qene per vizite ne shtepine e te moshuarve ne Suhareke, ku eshte pritur nga i pari i shoqates “Jetimat e Ballkanit”, z. Halil Kastrati.

 

Ja postimi i z. Ademi:

Advertisement

Sot së bashku me hoxhë Halil Kastratin qëndrova për vizitë në Shtëpinë e të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit” në Gjinoc të Suharekës.

Kujdesi ndaj të moshuarve përveç obligim është edhe mision humanitar, teksa hoxhë Kastrati, falë mbështetjes së madhe nga bamirës anë e mbanë globit ku jetojnë shqiptarët, ka arritur që të moshuarve që nuk kanë pasardhës t’u krijojë kushte jashtëzakonisht të mira për jetesë.

Secili prej tyre shprehu mirënjohje e urime për hoxhën Halil Kastrati dhe për të gjithë ata që me mjetet e tyre ndihmuan që ata sot të kenë jetë të dinjitetshme në këtë moshë të shtyrë.

#BashkëPërBamirësi

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

5 × 5 =

Previous Post

Ndarja e policave të sigurimit për futbollistët nis te skuadra kampione

Next Post

Hapet biznes i ri në Suharekë, kryetari Muharremaj prezent dhe me fjalë të mëdha për investitorët

Advertisement