Dark Mode Light Mode

Musliu: Ministria e Arsimit në Serbi me vendim fashist, fëmijët shqiptarë detyrohen ta dëgjojnë himnin serb çdo ditë!

Lideri i Levizjes se Progresit Demokratik, z. Shqiprim Musliu,  me ane te nje postimi te tijin ne facebook ka ngritur nje shqetsim serioz qe ka te beje me pjesen me te ndjeshme te nje shoqerie, pra me femijet.

z. Musliu ka shkruar se me nje vendim fashist te Ministrise se Arsimit te Serbise, femijet shqiptare po obligohen qe ne fillim te dites, neper klasa ne shkollat shqipe ta degjojne himnin serb, e per tu siguruar se kjo po realizohet me saktesi, z. Musliu njofton se ne stadion policore jane ftuar te gjithe drejtoret e shkollave.

Ja postimi i z. Musliu:

Advertisement

Në ditën kur sot të gjithë nxënësit po fillojnë vitin e ri shkollor, shkollat shqipe në Luginë po përballen me një vendim fashist të Ministrisë së Arsimit të Serbisë, që po i obligojnë të gjithë nxënësit të dëgjojnë himnin serb në orën e parë të mësimit.

Ky vendim është një imponim dhe shkelje e rëndë e politikave zyrtare të Beogradit, për pakicat kombëtare dhe popujt joserb që jetojnë në brenda kufijve administrativ të Serbisë, dhe nëse kthehemi në kohë, janë po të njëjtat politika që ka përdorur Beogradi në vitet `90-ta, me presion të vazhdueshëm e sistematik e ndaj popullit shqiptar në veçanti.

Për ta vërtetuar këtë politikë dhe për ta bërë më të rëndë presionin dhe gjendjen, stacioni policor ka thirrur çdo drejtor të shkollave duke kërkuar shpjegime se a është intonuar himni kombëtar serb në çdo klasë me nxënës shqiptar.

Ky presion është i patolerueshëm. Diversiteti etnik duhet të respektohet nën frymën evropiane dhe jo nën frymën e standardeve të dyfishta si “Open Ballkan”, që sot po promovohet pikërisht në Beograd.

Nxënësve, mësimdhënësve dhe gjithë kontribuesve në sferën e arsimit i uroj këtë vit shkollor duke i uruar shumë suksese dhe duke inkurajuar që të mos ndalen ndaj presioneve të tilla, por të vazhdojnë betejën për një jetë më të mirë në këtë vend.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

seventeen − three =

Previous Post

Armando Duka: Futbolli në Kosovë po ecë me hapa gjigand, federata atje po bën punë kolosale

Next Post

Hoxha dhe Mustafa, PDK: Sot, Qeveria Kurti mbylli shkollat për fëmijët, futi Kosovën në terr dhe po thellon krizën ekonomike

Advertisement