Dark Mode Light Mode

Memli Krasniqi: Prioritet i Kosovës duhet të jetë marrëveshja finale që sjell njohjen e ndërsjellë dhe anëtarësimin në OKB, NATO dhe BE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas takimeve me të Dërguarin e Posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe me të Dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka shprehur qëndrimin konsistent të PDK-së në mbrojtje të interesave të Kosovës, duke theksuar nevojën për respektim të vendimeve të ligjshme që sigurojnë reciprocitet në raport me Serbinë, si dhe sundimin e ligjit dhe lëvizjen e lirë të të gjithë qytetarëve.

“Ne besojmë se prioritet duhet të ketë angazhimi për arritjen e marrëveshjes finale, që sjell njohjen e ndërsjellë dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB, NATO dhe BE, duke ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë. Degradimi i Dialogut në nivel teknik nuk i ndihmon arritjes së këtyre objektivave shtetërore. PDK do të jetë gjithmonë e angazhuar në mbrojtje të interesave të Kosovës, sovranitetit të vendit tonë dhe të zbatimit te kushtetutshmërisë në tërë territorin e vendit”, ka thënë Krasniqi.

Lideri i opozitës po ashtu tha se gjatë takimit, ka shprehur bindjen se përshkallëzimi i situatës në veri të vendit duhet të evitohet dhe për këtë, ai tha se kërkohet angazhimi i të gjitha palëve.

Advertisement

“Koordinimi i vazhdueshëm i Kosovës me partnerët ndërkombëtar është i domosdoshëm”, tha Krasniqi.

Kreu i PDK-së tha se në procesin e Dialogut i kanë dhënë hapësirën e nevojshme Kryeministrit dhe Qeverisë për të kryer detyrat e tyre në mbrojtje të interesave të vendit, duke konsideruar se ky proces është i pa alternativë për arritjen e paqes dhe përmbylljen e konfliktit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Dialogun me Serbinë asnjëherë nuk e kemi parë si betejë të brendshme politike”, tha Krasniqi.

Ai tha se mungesa e transparencës nga ana e Kryeministrit Albin Kurti është e dëmshme për arritjen e qëllimeve të Kosovës, pasi sipas tij, qytetarët kanë të drejtë të plotë që të dijnë se cilat janë pozicionet e Qeverisë për të gjitha çështjet që po diskutohen në kuadër të Dialogut.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

three + eleven =

Previous Post

Deklarata e kryetarit Ramush Haradinaj, pas takimit me z. Gabriel Escobar

Next Post

Historiku i vajzave kosovare me ëndërra e pasione të cilat i realizuan me shumë mund e sakrificë, tregojnë për personin e parë që i përkrahu pas shumë refuzimeve

Advertisement