Dark Mode Light Mode

Abrashi i përgjigjet Memli Krasniqit, pasi e quajti Kurtin asistent të Osmanit

Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi i është përgjigjur në emisionin “dPt te Fidani” një deklarate të kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi dhënë në emisionin “Pressing”, ku tha se Kurti udhëtoi në SHBA si asistent i presidentes Vjosa Osmani.

Abrashi ka thënë se nuk e kupton pse Krasniqi jep dekalrata të tilla.

“Sikurse mos t’kishe qenë hipotetikisht Vjosa Osmani, këta do të thonin është bërë nga z. Dugolli, ose nga dikush tjetër, se ka qenë takim privat. Po e shoh një tendencë nga krerët e opozitës për ta degraduar takimin. Këtë po e shoh edhe te Memli”, ka thënë ai.

Advertisement

Ai ka thënë se deklarata e Krasniqit mund të jetë bërë për konsum publik.

“Pse o burrë? Fotografia dul, lajmi dul që takimi me Sekretarin e Shetit u bë. Mund të jetë deklaratë për konsum publik”, ka thënë ai.

“Duke bërë opozitarizmin e PDK-së, AAK-së, LDK-së, po them edhe Jeffersonin me ngjallë e me u taku, prapë kishin gjetë një fije ku me u kapë dhe me thënë që Albin Kurti është anti-amerikan”, ka shtuar ai. 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

eleven + 1 =

Previous Post

Gashi: Tetë deputetë të koalicionit qeverisës kanë shprehur interes t’i bashkohen LDK-së

Next Post

Krasniqi: Kosova ka të drejtën e reciprocitetit

Advertisement