Dark Mode Light Mode

Sportistët kosovarë i vazhdojnë sot garat në Lojërat Mesdhetare, njihuni me orarin e tyre

Garuesit kosovarë do ta vazhdojnë sot eksperiencën në Lojërat Mesdhetare, që po mbahen në Oran të Algjerisë.

Sot do të garojnë sportistët e karatesë, tenisit, mundjes, boksit dhe gjimnastikës.

Të parët do ta nisin eksperiencën e tyre garuesit nga karateja, Melot Gashi e Fortesa Orana, shkruan “Gazeta Express”.

Më pas, në fushë do të zbresë tenisti Vullnet Tashi, për të vazhduar me mundësit Alban Sopa e Egzon Shala.

Advertisement

Dhe, në fund sot eksperiencën e tyre në “Oran 2022” do ta nisin edhe gjimnasti Elvis Çitaku dhe boksieri Lorent Murati.

Garuesit kosovar janë pritur si heronj në Algjeri, ndërsa synojnë të fitojnë medalje në këtë kompeticion prestigjioz.

 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

17 + sixteen =

Previous Post

“A mund të fle babi?” – Suarez bën shaka me Messin që po flinte ende pa u terruar mirë

Next Post

Ronaldo është i patransferueshëm

Advertisement