Dark Mode Light Mode

Presidenti Ademi jep lajmin e madhë për klubet e SuperLigës që dalin në Evropë

Me ane te nje postimi ne facebook, presidenti i Federates se Futbollit te Kosoves z. Agim Ademi ka dhene lajmin e madhe i cili ka arritur bga shtepia e futbollit evropian, UEFA. Z. Ademi ma njoftuar se pas ngritjes se nivelit te futbollit te Kosoves ne rangliste, lajmi i madhe eshte se klubet qe dalin ne Evrope, nuk luajn ne fazat fillestare, por avancojne nje gjiro me teper.

Ja postimi i plot i z. Ademi.

Meqë jemi në fazën përfundimtare të garave kampionale, dhe kohës kur do të përcaktohen klubet që do ta përfaqësojnë futbollin tonë në garat evropiane, konfirmohet edhe një lajm i mirë për futbollin tonë.

Advertisement

Siç u pa edhe në ranglistën e fundit të UEFA-s, për renditjen e ligave kombëtare, liga e Kosovës ka shënuar përparimin e radhës. Dhe në bazë të këtij përparimi, konfirmohet lajmi qe ne FFK-ja e ka dhënë edhe para fillimit të edicionit, se nga ky edicion, liga jonë do të përfaqësohet me 4 klube. 3 nga kampionati dhe fituesi i kupës.

Mirëpo risia tjetër është se si rezultat i ngritjës së rangimit të ligës, kampioni i Kosovës nga ky edicion nuk do të garoj në rundin para kualifikues, por direkt në rundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Përparimi i Ligës, përfaqësimi me më shumë klube në garat evropiane dhe rritja e cilësisë në kuadër të garimit tê brendshëm, është një tjetër deshmi se futbolli i Kosovës po shënon rritje në çdo aspekt, që është edhe mision kryesor i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Presidentit Agim Ademi.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 2 =

Previous Post

Restaurant "PARKU" në Tauk Bahçe, ambienti ideal për iftarin tuaj, atmosferë dhe çmimet më të mira në Prishtinë!

Next Post

Ukraina i kthehet futbollit në ndeshje kundër Kosovës, U17-shat luajnë në "Elite Round"

Advertisement