Dark Mode Light Mode

Shefi i CIA-s: Putini kishte planifikuar marrjen e kontrollit të Kievit brenda dy ditësh

Presidenti rus, Vladimir Putin ka planifikuar marrjen e kontrollit të Kievit brenda dy ditësh, ka thënë shefi i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në Shtetet e Bashkuara, William Burns.

Duke folur në një seancë para Kongresit amerikan, Burns u ka thënë ligjvënësve se mendon që Putin është i zemëruar tani.

“Ai ka mundësi që të rrisë përpjekjet për të rrëzuar ushtrinë ukrainase, pavarësisht viktimave civile”.

Advertisement

Burns ka thënë se Putin e ka përfshirë veten në një kombinim shpërthyes të “ankesave dhe ambicive për shumë vjet”.

Ndërkohë, Drejtori i Inteligjencës Kombëtare Avril Haines tha në një seancë dëgjimore të Kongresit të martën se inteligjenca amerikane vlerëson se Putini nuk ka gjasa të frenohet nga pengesat që ushtria ruse është përballur në Ukrainë, duke sugjeruar se ai po dyfishon fushatën e tij për të mbajtur Ukrainën nga anëtarësimi në NATO.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 + eighteen =

Previous Post

Gazetari Muhaxhiri godet Kasapollin: Paska edhe njerëz "n'oborrin tonë" me mendësinë e serbëve

Next Post

Lumi: Mjaft vjellët vrerë o “eksperta” të futbollit!

Advertisement