Dark Mode Light Mode
Barcelona po konsideron shkëputjen e kontratës së Dembeles
Çdo herë e më tmerr për Greenwoodin: Klubi e largon çdo gjë të tij e bashkëlojtarët s’e ndjekin më në rrjetet sociale
Messi e vesh për herë të parë fanellën me numrin 10 te PSG-ja

Çdo herë e më tmerr për Greenwoodin: Klubi e largon çdo gjë të tij e bashkëlojtarët s’e ndjekin më në rrjetet sociale

Manchester Unitedi e ka larguar të gjithë mallin e Mason Greenwood nga dyqani i klubit online të hënën, pasi tifozët e zemëruar i rikthyen fanellat me emrin e tij në megadyqanin e klubit në Old Trafford.

Greenwoodi u arrestua të dielën pas akuzave nga e dashura e tij për përdhunim dhe dhunë.

Ai mbetet në paraburgim, pasi policisë i është dhënë kohë shtesë për ta marrë në pyetje atje nën dyshimin për përdhunim dhe dhunë.

Advertisement

Manchester Unitedi ka thënë më herët se Greenwood nuk do të lejohet të stërvitë apo të luajë ndeshje për klubin deri në një njoftim tjetër.

Por gjërat po përkeqësohen vazhdimisht për 20-vjeçarin çdo ditë.

Kompania e veshmbathjeve Nike e ka pezulluar bashkëpunimin me të dhe tani bashkëlojtarët e tij si  Cristiano Ronaldo, David de Gea, Paul Pogba dhe Marcus Rashford e kanë fshirë atë nga rrjeti social Instagram.

Emri i Greenwoodit është larguar edhe nga lista e lojtarëve në dyqanin online të klubit.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × 5 =

Previous Post

Barcelona po konsideron shkëputjen e kontratës së Dembeles

Next Post

Messi e vesh për herë të parë fanellën me numrin 10 te PSG-ja

Advertisement