Dark Mode Light Mode

Bora befason klubet tona në Antali

Për herë të parë që nga vitit 1993 plazhi i Antalisë është mbuluar nga bora, raportojnë mediat turke. Reshjet e borës kanë gëzuar pa masë banorët e këtij qyteti bregdetar turk, shumë prej të cilëve për herë të parë e kanë shijuar këtë moment. Megjithatë, me gjasë jo të gjithë që ndodhen në këtë vend turistik iu kanë gëzuar temperaturave të ulta dhe borës. Në fakt, shumë klube të futbollit nga e mbarë bota ndodhen atje, e në mesin e tyre edhe shumica e klubeve elitare të Kosovës. Ato kanë marrë rrugën për në Antalia pikërisht për shkak të kushteve më të mira klimatike, por bora e sotme i ka befasuar dhe pa dyshim do t’ia vështirësojë paksa punën rreth përgatitjeve. Futbolli.info ka siguruar një video ku shihet e mbuluar nga bora një fushë futbolli, në të cilën po i zhvillojnë stërvitjet dhe ndeshjet testuese ekipet tona.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

9 − 4 =

Previous Post

Presidenti Ademi dënon ashpër sulmin me tritol ndaj Dukës, i ofron mbështetje të pa rezervë

Next Post

Drejtuesit e FFK-së ndoqën nga afër miqësoren e Dukagjinit me Lokomotivën 

Advertisement