Dark Mode Light Mode

Arrihet koalicioni VV-PDK në Gjilan

Asamblesti i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, Ismajl Kurteshi, ka konfirmuar për Gazetën Express se kanë arritur koalicion me PDK-në në këtë komunë.

Kurteshi tha se PDK-së do t’i takojë nënkryetari i Kuvendit Komunal.

“Po mund ta konfirmoj se kemi arritur marrëeveshje me PDK-në dhe disa subjekteve të vogla. Lidhur me koalicionin do të dalim me detaje më vonë. Por marrëveshja është arritur dhe do ta votojmë sot. Nënkryetari i Kuvendit komunal do të jetë nga PDK-ja por jo kryesuesi i Asamblesë”, ka thënë Kurteshi.

Advertisement

Seanca për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit komunal në Gjilan do të mbahet nesër.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, ka fituar komunën e Gjilanit në raundin e dytë të zgjedhjeve.

VV s’i ka numrat që ta zgjedhë kryesuesin e vetme pa partitë e tjera. Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Gjilanit duhet të zgjidhet deri para datës 9 janar.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × two =

Previous Post

Rasti i Brezovicës, dy të arrestuarit në Ministri janë zyrtarë të departamentit të shpronësimeve

Next Post

Parashikimi i një prej bankave më të mëdha në botë: Bitcoin mund të arrijë vlerën e 100 mijë dollarëve

Advertisement